Deputeti i BDI-së, Branko Manoillovski, ju ka kërkuar falje qytetarëve për deklaratën e djeshme lidhur me drejtat e komunitetit LGBT në vend.

Ai në reagimin e tij me shkrim, ka shkruar se deklarata e tij në seancën e Komisionit për Sistem Politik, janë qëndrime të tija personale, e jo të partisë.

Manoillovski ka shkruar se do të vazhdojë ti mbështes qëndrimet e partisë.