Vijojnë përplasjet në distancë mes deputetit të PS-së Erjon Braçe dhe ministrit të Bujqësisë, Edmond Panaritit, që vjen nga radhët e LSI-së.

Këtë herë, Braçe ka ashpërsuar gjuhën ndërsa i drejtohet personalisht ministrit me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’, duke e akuzuar se i kishte dhënë 150 hektar tokë njerëzve të Klement Balilit, i cilësuar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’. Braçe thekson se sa herë që i përmendin emrin Panaritit, ai gërdufet, ndërsa shton se harron edhe faktin se është ministër. Mes të tjerash Braçe i pohon Panaritit se ky i fundit qëndron në karrige për firmat e fundit.

Po ashtu, Braçe vijon me akuzat ndaj ministrit ndërsa e pyet se ku i ka shpërndarë 49 milionë dollar që duhet të ishin për fermerët.

Global

Reagimi i plotë

*Edmond!

T mobile In article [4]

U be e disata here qe pa te permendur kush, gerdufesh!

Madje madje,

e ben duke harruar qe je ende minister,

te mbajne ende ne karrige per firmat e fundit,

por duke e fshire kete fakt kercen te besh opozitarin me pushtet!

Na fakt,

ty te kerkojne te pergjigjesh per tjeter gje;

prej dy ditesh, per ceshtjen e 90 hektareve dhene Balilajve ne Permet,

larg prej zones se tyre te influences.

Dhe jo vetem ato xhanem;

jane edhe 60 hektare te tjera te shkolles se mesme bujqesore te

Sarandes, te cilat, kane pesuar te njejtin fat!

Te te pyes Edmond;

Perse nuk flet ti per keto qindra hektare super toka bujqesore?

Se pertej tyre,

jane 26 mije hektare qe tu besuan ty te beje ekonomi me to!!

Padiskutim merru me mua,

por pergjigju per keto firmat e tua njehere.

Mua ketu me ke, ketu kam qene e ketu jam, ketu do jem.

Nuk kam as timon e as tepsi, kam thjeshte ate qe kam patur-nje kontrate

pune si deputet ne nje zone bujqesore dhe,

jam gati te deshmoj per favoret fiskale qe une, koleget e mi ne

komision, te kemi dhene, madje pa i patur fare ti ne mendje;

por edhe per parate, po po patjeter parate, vetem ato i interesonin

ministrit tend vendimmarres dhe tys i firme!

Une nuk kam fituar gje, vec kesaj pune!

Ti po, ke fituar, ishe hic por per te firmosur, tani je deputet!

Ne ane tjeter,

e kam te veshtire te flas me ju per bujqesine;

ju e dini bujqesine lope dhe, cicat e lopeve frigorifer ku depozitohet

qumeshti e nuk prishet, tamam kur fabrikat shpallin pushim per shkak te

tregut te taposur nga bulmeti me niseshte apo qumesht pluhur, i

pademshem per shendetin sipas teje.

Por ka edhe nje arsye tjeter;

ti nuk je ministri i bujqesise, minister eshte ai tjetri!

Ai eshte per te vendosur, ti je per te firmosur, ai eshte per te ndare

tokat, ti je per te heshtur, ai eshte per te ndare parate,

ti je per tu ankuar per parate.

Kaq! Asgje me shume!

Ta kam thene, te kane lene pjesen me te poshter te rolit;

Parate nuk do mjaftojne kurre per bujqesine tone,

por parate nuk i mjaftojne as hajdutit!

Ndaj e ke kauze te humbur kete;

E di pse?

Sepse keni shperndare 49 milion dollare,

ai duke vendosur e ti duke firmosur;

CFARE I KENI BERE? KUJT JA KENI DHENE?

ME TREGO VETEM NJE EMER BUJKU NE DIVJAKE E LUSHNJE TE CILIN JU E KENI

NDIHMUAR ME KETO PARA!

VETEM NJE EMER!

EMER TE NJE BUJKU TE ZAKONSHEM,

JO TE NJE GRUMBULLUESI AGA NGA ATA ME TESEREN E PARTISE TENDE!

Kam kater muaj qe te kerkoj vetem nje emer!

Parate ishin, parate ju i keni shperndare,

por kurre tek bujqit e zakonshem!

Ndaj ti nuk njeh kend nga ata, ti njeh thjesht agallaret;

Jane ata qe percaktojne cmimet pa asnje logjike ekonomike,

nen kosto per bujqit, madje 50% nen kosto,

duke i marre shpirtin bujkut prodhues,

edhe parate per te mbjelle serish.

Ai duke vendosur e ti duke firmosur ne favor te nje grushti

grumbulluesish te partise;

kthyhet punen ne bujqesi ne nje pune ku bujku nuk fiton prej saj,

por humbet dhe parate qe investon.

Do ta heqim TVSH per imputet Edmond;

ti kurre nuk e propozove, madje dhe fushaten ti dhe kryetari yt e niset

nga Petova me TVSH 10%, edhe kete si reflektim pas rrahjes nga bujqit

per cmimet e domateve atje.

Por cmimet e kastes se grumbulluesve abuzive qe ti krijove,

do ta kthejne ne fitim per vete dhe zero te ardhur per bujkun.

Sepse ky eshte sistemi qe ndertove!

Sistemi qe ju ka marre shpirtin bujqve!

Ne fund,

keto mufkat si “lehtesi fiskale” qe i thua me lehtesine e te

papergjegjshmit-shisni prodhimin pastaj paguani energjine,

ndaji me ndokend qe rri e ben sehir sic ju, jo me ata qe punojne.

Nuk kane kohe te degjojne, kane pune.

Per punen kerkojne ndihme, kerkojne drejtesi, kerkojne tregje edhe te

hapura, edhe te arritshme, edhe te ndershme,

ketu e kudo ne Evrope.

Ti nuk e bere dot!

Ndaj hesht!

Deri diten qe letrat me vendimet e atij e firmat e tua, do jene te

hapura e te kontrollueshme.

Bashke me emrat e perfituesve, te tokave e parave.

Patjeter me emrat e tyre, perputhur me ligjshmerine padiskutim!