Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të Këshillit konstatoi se në tremujorin e dytë gatishmëri e përhershme monetare është adekuate, ndërsa rreziqet lidhur me projeksionet makroekonomike janë të ngjashme si edhe në ciklin e prillit, por më të vogla.

“Kjo, siç kumtoi BPRM-ja, posaçërisht i dedikohet rreziqeve vendore, duke pasur parasysh stabilizimin gradual të gjendjes politike në vend. Rreziqet të cilat vijnë nga mjedisi global vlerësohen si të ngjashme me ato të përmendura në ciklin e prillit të projeksioneve.

Krahasimi i realizimeve vijuese makroekonomike me pritjet në kuadër të ciklit të prillit të projeksioneve tregon se, me përjashtim të aktivitetit ekonomik, në të cilët segmentet e tjera tani për tani nuk ka devijime më të mëdha. Devijim më të madh ka tek rritja e bruto prodhimit vendor, me ç’rast të dhënat e publikuara për kuartalin e parë tregojnë stagnim të aktivitetit në ekonominë vendore, përkundër pritjeve për rritje mesatare ekonomike në ciklin e prillit të projeksioneve. Devijimi teposhtë është meritë e rritjes më të lartë të realizuar tek importi i mallrave dhe shërbimeve nga ai i projektuari, me ‘rast shkalla e rritjes së eksportit real në linjë me projeksionin e prillit, rezultoi në kontribut negativ të neto-eksportit drejt rritjes, përkundër pritjeve për kontribut të saj pozitive në kuartalin e parë të vitit.

Efekt plotësues teposhtë, konsiderojnë nga BPRM-ja, kishte edhe rritja më e dobët e konsumit personal nga ai i prituri. Nga ana tjetër, dinamika e aktivitetit investues është diçka më mirë nga ajo e pritura. Nga aspekti i strukturës, eksporti edhe më tej ka kontribut më të lartë pozitiv individual ndaj ndryshimit vjetor të BPV-së, kryesisht si rezultat i aktivitetit të kapaciteteve të reja industriale, por rimëkëmbja vërehet edhe tek një pjesë e sektorëve tradicional.

Gjatë kuartalit të dytë rritja e çmimeve vendore në mënyrë të pritur ka përshpejtuar dhe arritur 1,2 për qind të bazës vjetore, përkundër 0,5 për qind në kuartalin paraprak. Kjo, siç qëndron në kumtesë, paraqet devijim i vogël teposhtë lidhur me projeksionet e prillit, që në masë të madhe janë meritë e rritjes më të ulët vjetore të realizuar të energjisë nga ai i prituri.

T mobile In article [4]

Për gjithë vitin 2017 nuk priten devijime më të konsiderueshme të inflacionit nga projeksioni i prillit, me ç’rast edhe më tej pritet rritje e çmimeve nga 1,3 për qind, e cila edhe më tej do të përshpejtohej deri në 2 për qind në vitin 2018.

Në seancën e sotme, Këshilli i Bankës Popullore e ka shqyrtuar dhe miratuar edhe Raportin për stabilitet financiar në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, me ç’rast është konkluduar se sistemi financiar dhe ekonomia e Maqedonisë u ballafaquan me sfidë të fuqishme për stabilitetin për shkak të ndodhive politike vendore, të cilët kulminuan me përhapje të orkestruar të spekulimeve në prill dhe maj të këtij viti. Megjithatë, edhe në vitin 2016 është ruajtur stabiliteti financiar. Për atë kontribut kyç kishin masat e ndërmarra nga Banka Popullore për ruajtje të stabilitetit të kursit devizor, në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve si qëllim kryesor, por edhe si mbështetje e stabilitetit financiar si qëllim i dytë ligjor i Bankës Popullore, së bashku me menaxhimin adekuat me likuiditetin nga ana e bankave të cilat edhe më së shumti i ndjenin pasojat nga ndodhitë e prillit dhe majit.

Banka Popullore, thuhet në kumtesë, mbetet që me vëmendje ta ndjekë gjendjen dhe ta vlerësojë gatishmërinë rregullatore dhe sipas nevojës do të sjellë masa të reja dhe do të zbatojë aktivitete të reja në qoftë se parametrat për stabilitet financiar vërenin në të.

Këshilli i bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, në bazë të radhitjes dhe dinamikës së paraparë të aktiviteteve, i miratoi edhe Vendimin për dhënie dhe Vendimin për lëshim në qarkullim të parasë së farkuar për qëllime koleksioni. Paraja e farkuar është me apoen nga 2000 denarë dhe në sasi prej 50 copë.