Konferencë e dhjetë jubilare për pagesa dhe infrastrukturë të tregut: “Nxitësit e integrimit të pagesave në Evropë – inovacione dhe bashkëpunim”, prej sot deri më datën 7 të këtij muaji do të mbahet në Ohër në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të Holandës de Portugalisë.

Në konferencën vjetore jubilare është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, gjegjësisht nga Banka Evropiane Qendrore, bankat qendrore të cilat i takojnë Sistemit evropian të bankave qendrore dhe nga Komisioni Evropian, nga Banka për rregullime ndërkombëtare dhe Banka Botërore, si dhe depozituesi ndërkombëtar për letra me vlerë “Eurokliar” (Euroclear) dhe “Komercbank” (Commerzbank).

Nga BPRM informojnë se në konferencë do të drejtohet anëtari i Bordit ekzekutiv i Bankës Evropiane Qendrore, Iv Mersh, në kompetencë të së cilit janë çështjet nga fusha pagesore në Bashkimin Evropian, guvernatori i Bankës së Holandës, Kllas Knot, anëtari i Bordit të drejtorëve të Bankës së Portugalisë, Heller Rosalino, si dhe krerët e institucioneve me të cilat shumë vite e realizojmë këtë projekt.

Për cilësinë, traditën dhe njohjen e kësaj konference dëshmon numri i madh i përfaqësuesve nga 19 banka qendrore edhe atë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga Evropa Perëndimore, Qendrore dhe Lindore, Bashkësia e shteteve të pavarura, Lindja e Afërt dhe Afrika Veriore.

Konferenca do të përfshijë tema përmes të cilave ligjëruesit do të përqendrohen në inovacionet në fushën pagesore, teknologjinë financiare, valutat digjitale, siguria e pagesave, zhvillimi i infrastrukturës për rregullimin e letrave me vlerë, si dhe për rregullativën e re në fushën pagesore në Bashkimin Evropian.

Në ditën e fundit nga Konferenca, përveç fjalimit të përfaqësuesve nga bankat qendrore do të organizohet panel-diskutim në kuadër të së cilit guvernatorët, anëtarët e bordeve të bankave qendrore dhe ekspertët do të diskutojnë për atë si amvisëritë, kompanitë dhe qeveritë në ekonomitë kombëtare do të paguajnë në vitin 2025, gjegjësisht nëse do të parapëlqejnë shfrytëzim të punës bankare digjitale dhe teknologjitë digjitale kundrejt nevojës së parave të gatshme