Organizata Botërore Meteorologjike publikoi raportin për temperatura të larta ekstreme në disa pjesë të botës në qershor dhe në fillim të korrikut.

Më 29 qershor në qytetin irakian Ahbaz janë matur 53,7  gradë Celsius, që është rekord i ri në Iran. Në këtë periudhë Irani, Iraku dhe Kuvajti ishin përfshirë nga një valë e nxehtë.

Temperatura mbi mesataren janë matur edhe në Marok, në pjesën veriore të Algjerisë. Më ngrohtë ishin madje edhe në Antarktik.

Në pjesët e Evropës Jugore dhe Qendrore janë matur temperatura më të larta se 40 gradë, që  janë  shumë më të larta se temperaturat e regjistruara në periudhën nga  viti 1981 deri në vitin 2010.

Nga fundi i muajit të kaluar nga një valë e ngrohtë u përfshinë edhe SHBA-ja, Las Vegasi dhe Nevada me temperatura 47,2 gradë, ndërsa Nidles, Kalifornia , 51,7 gradë Celsius.

Edhe Ballkani është përfshirë nga një valë e nxehtë. Uikendin e kaluar në Rijekë për shkak të temperaturave ndërruan jetë gjashtë të moshuar, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se nesër dhe të mërkurën në Serbi temperaturat do të ngjiten edhe deri në 40 gradë celsius.