Nëse nuk e nënshkruajmë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë, nuk e di se çfarë tjetër do të mund të nënshkruanim në të ardhmen, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov gjatë debatit publik, njoftuan mediat bullgare.

“Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Duhet të lëmë që historianë të debatojnë. Edhe për mua nuk është e këndshme të dëgjojë për shumë tema. Jam i bindur se edhe politikanët bullgarë do të na mbështesin. Varet edhe nga politikanët në Maqedoni se nëse kjo marrëveshje do të arrihet. Nëse atë nuk mund ta nënshkruajmë, atëherë çfarë do të mundnim në të ardhmen të nënshkruajmë. Interesi i Bullgarisë është që ta mbështesë Maqedoninë që të hyjë në paktin Veri-Atlantik. Shpresojmë se edhe kolegët e kuptojnë se cilët janë rreziqet në të ardhmen nëse e gjithë kjo nuk ndodh”, thotë Borisov.

Për takimet në Dubrovnik dhe të ashtuquajturin Proces i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, ai vlerëson se gëzon ajo që të gjithë janë të bindur se Ballkani duhet të jetë i stabilizuar.

“Nëse nuk mbajmë llogari dhe nuk dëshirojmë që ta shohim të vërtetën me sy, Ballkani sërish është rajoni më i vështirë dhe më jostabil në gjithë Evropën. Jam i bindur se me Procesin e Berlinit dhe me kryesimin vijues mund të bëjmë mjaftueshëm lidhur me inkuadrimin”, thekson kryeministri bullgar Borisov.

Comments are closed.