Një person ka humbur jetën, dy persona janë lënduar dhe dhjetëra-mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, pasi kryeqyteti i Kilit, Santiago, u mbulua nga bora, që është një dukuri shumë e rrallë për këtë vend.

Siç raporton AFP, një punëtor humbi jetën, derisa ishte duke u përpjekur për të pastruar akullin, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën pasi ishin goditur nga telat e energjisë elektrike që ishin shkëputur.