Leonardo Bonucci thotë se është gati të “shkruaj histori me Milanin” dhe është i uritur për të fituar.

Milani të enjten zyrtarizoi transferimin e Bonuccit nga Juventusi, i cili ka tani ka dhënë një intervistë të gjatë.

Bonucci, i cili shokoi botën e futbollit me kalimin nga Juve te rivali i përbetuar Milani, thotë se është gati për aventurën e re dhe shpreson të fitojë sa më shumë tituj.

“Kur mendoni për Milanin, natyrisht se mendoni për historinë e këtij klubi, gjithë ata kampionë që kanë veshur këtë fanellë”, tha Bonucci.

“Mendoj Baresi, Costacurta, Maldini, Nesta, Tassotti, i admiroi që të gjithë për atë që i kanë dhënë futbollit dhe këtij klubi. Ata janë legjenda”.

“Tani është koha të hap një faqe të re në histori të këtij klubi dhe karrierën time”.

“Sfida fillon tani, aventura e re starton sot dhe jam i uritur për të fituar”.

“Dua ti drejtuesit e klubit për mundin që unë të jem këtu dhe tifozët për pritjen e ngrohtë”.

“Duhet të punojmë shumë që ky klub të rikthehet në maje të futbollit italian por edhe në garat Evropiane”, deklaroi Bonucci.

“Tani fillon gjithçka. Së bashku mund t’ia dalim. Të uritur më shumë se kurrë më parë”.