A do të vazhdojë Leonardo Bonucci të jetë pjesë e Juventusit? Kjo është një pyetje që po mundon jo pak tifozët e bardhezinj. Mbrojtësi i ka dhënë fund pushimeve, një gjë të tillë ai e konfirmon dhe permës një postimi në faqen e tij në Tëitter me mbishkrimin: “Gati për t’iu rikthyer stërvitjes”. Në foton e postuar nuk ka asnjë fjalë në të cilin të përmendet Juventusi. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra për një largim të mundëshëm të 30-vjecarit nga radhët e bardhezinjve. Mediat Italiane raportojnë se sëfundmi Milani ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e futbollistit, në ofertën e tyre kanë përfshirë dhe dyshen e repartit të prapavijës De Sciglio dhe Romannoli.

Nga ana tjetër  tekniku i “Zonjës së Vjetër” Masimiliano Allegri e ka shprehur qartë mendimin e tij, askush nuk qëndron në skuadër nëse nuk e dëshiron një gjë të tillë. Mes trajnerit  dhe Bonuccit përgjatë kampionatit ka pasur debate, të cilat janë anashkaluar në një farë mënyre, por marrdhënia mes tyre ka pësuar krisje.   Shuma që kërkon Juventusi për ta lënë të lirë 30-vjecarin, varion nga 45-50 milionë Euro. Nëse në dyert e “Zonjës së Vjetër” paraqitet një ofertë e tillë,  refuzimi duket pothuajse dicka e pamundur. Postimi i Leonardo Bonuccit lë vend për dilema. Enigma vazhdon.