Leonardo Bonucci ka treguar se Alessandro Nesta është idoli i tij

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci e ka pranuar se ish legjenda e kësaj skuadra, Alessandro Nesta është idoli i tij.

 Ai tha se është rritur duke përcjellë lojtarë të tillë, të cilët i kanë dhënë aq shumë futbollit.

“Lojtarët që kanë luajtur për Milanin kur unë isha fëmijë ishin legjenda për atë që kanë fituar dhe dhënë futbollit”, tha fillimisht Bonucci për Milan TV.

“Pastaj, kur jam rritur më shumë, Nesta u bë idoli im dhe kjo ishte arsyeja pse unë u bëra mbrojtës”

Global