Bonucci mendon se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.

Pas paraqitjes fantastike në finale të Ligës së Kampionëve, ku shënoi dy gola në fitoren prej 4:1 ndaj Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka fituar respektin e mbrojtësve të “Zonjës së Vjetër”.

 Në fakt, është tashmë ish mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ai që e cilëson Ronaldon si më të mirin në botë, kur i është kërkuar të zgjedhë mes Lionel Messit e CR7.

“Lojtari më i mirë në botë? Cristiano Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ai ka gjitha karakteristikat e një kampioni”, u përgjigj Bonucci.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur? Pirlo. Jepjani atij topin dhe më pas di çfarë të bëjë. Kam mësuar shumë nga Andrea”, shtoi lojtari i ri i Milanit