Bonucci ka treguar se në hapat e parë të karrierës ka luajtur edhe si sulmues, para se sot të bëhet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Duke folur për Milan TV, mbrojtësi i ri i Rosonerëve, Leonardo Bonucci, që u transferua në “San Siro” për 42 milionë euro nga rivali i përjetshëm, Juventusi, foli për shumë gjëra në intervistën e parë për televizionin e klubit.

 Ai tregoi se si ka luajtur edhe sulmues kur ishte i ri, teksa tha se Milani duhet të rikthehet në maje të futbollit Evropian.

“Kur flasim për Milanin, kujtojmë traditën e tyre, historinë, fitoret e rëndësishme…”, tha Bonucci për Milan TV.

“Një ekip nuk mund ta fitojë shtatë herë Ligën e Kampionëve rastësisht. Do të thotë ka të bëjë me mentalitetin fitues. Është obligim i yni tani ta kthejmë Milanin aty ku e ka vendin”, shtoi Bonucci.

“Kam filluar të luaj mbrojtës në moshën 16 vjeçare, teksa në vitet e para të karrierës kam luajtur edhe mesfushor defensivë dhe sulmues në disa ndeshje. Por, më pas në Viterbese, Carlo Perrone më tha se nëse dua të bëhem dikushi, duhet të bëhem qendërmbrojtës”.

“Nuk u binda shumë në fillim, por isha kapiteni dhe më duhej ta dëgjoja. Tani, pas shumë vitesh, duket se ai kishte të drejtë”, theksoi mes tjerash Bonucci.

Global