Preç Zogaj i ftuar në emisionin ‘Debati’ tek gazetari Roland Qafuku, është shprehur se edhe komisionarë te opozitës janë kompromentuar dhe kanë pasur rolin e tyre në shit-blerjen e votës.

“Marrëveshja Rama-Basha ka dështuar për shitblerje e votës dhe për dhunën.

Komisionerë të blerë që mund të jenë dhe të opozitës apo dhe të Partisë Demokratike, kanë ndihmuar në blerjen e votës apo dhe te sekuestrimi i kartave”, tha Zogaj, i cili ishte kandidat 4-t i PD për deputetë në Lezhë, por nuk arriti të siguronte një vend në legjislaturën e re.

“Ben Blushi me zbulimet e veta po akuzon Partinë Socialiste, dhe komisionerë të opozitës, pasi janë kompromentuar. Pa dyshim Edi Rama dhe Ilir Meta që kanë lejuar blerjen e votës kanë përgjegjësi të madhe.

Unë në çdo komision që do të ngrihet unë do ti jap me emra dhe do të provoj që janë blerë votat”, tha Zogaj.