Një deklaratë me të vërtetë të fortë ka aritikuluar këtë të hënë demokrati Genc Ruli.

Ish ministri i Sali Berishës ka folur në “Abc News” dhe është shprehur se i interesuari dhe i fituari i madh në zgjedhjet e PD-së, duket se do të jetë kryeministri Rama.

Ruli shprehet se ka të dhëna që të çojnë të mendosh në këtë hipotezë, duke deklaruar se mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës.

Demokrati ka dhënë dhe një argument tjetër, paktin Rama-Basha. Sipas Rulit, kjo marrëveshje ka vënë në pozita të vështira Bashën, të cilin ish ministri i PD-së e cilësoi si një lider që nuk e kundërështon dot kryeministrin.

 “Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”, tha Ruli.