Struktura e Pdsh -së nga fshatit Opajë ,fshat nga vjen edhe ish deputeti Orhan Ibrahimi sonte publikisht i është bashkangjitur LR-PDSH -së njoftojnë nga faqja zyrtare e Lr-Pdsh, shkruan Fol.mk.

Gjithashtu këtë veprim e kanë bërë edhe disa anëtar të strukturës së Bdi–së.

“Sonte në praninë e zv.ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Doc. D-r Elmi Aziri si dhe në prani të strukturave të Lr-Pdsh Kumanovë – Likovë , një pjesë e strukturës dega e PDSH nga fshati Opajë bëri kalimin dhe bashkangjitjen me Lr-Pdsh.

Global

Aktin e kalimit të Pdsh e përshëndeti zv.ministri Elmi Aziri i cili vlersoj shumë këtë akt duke inkurajuar për këtë veprim sepse sipas tij Lr-Pdsh dhe lideri Ziadin Sela meritojnë ti jepet mbështetja sepse është i vetmi opcion politik i cili garanton barazi të shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve .

Gjithashtu këtij aktiviteti ju kanë bashkangjitur edhe disa aktivistë dhe anëtar të BDI nga fshati Opajë të cilët janë të paknaqur me mënyrën e funskionimit të partisë së tyre dhe se shpresën e shohin te LR-PDSH- ja”, njoftuan nga LR PDSH.

T mobile In article [4]