BMW në bashkëpunim me Microsoft do të sjellin produktivitet të vërtetë në makinat e saj. Pasi shtoi funksionalitete komunikimi të Office 365 në Serinë 5 të BMW, kompania tashmë solli edhe Skype for Business në sistemet kompjuterik të makinës.
Skype do të integrohet në sistemin iDrive të BMW dhe prëdoruesit mund të bëhen pjesë e video konferencave nga makina e tyre si dhe të njoftohen për takimet e ardhshme.
Microsoft tha se konsumatorët e Exchange gjithashtu do të mund të integrojnë kalendarët e tyre, detyrat dhe kontaktet në iDrive.
Shërbimet e reja do të jenë fillimisht të disponueshme në Gjermani, Francë dhe Britani ndërsa më shumë tregje do të bashkohen në të ardhmne.
Ky partneritet gjithashtu hedh themelet e një eksperience të re në makinat tona të cilat dita ditës do të jenë edhe më autonome. Audi tashmë ka premtuar autonomi të nivelit të tretë për makinat e saj vitin e ardhshëm që do të thotë se shoferët mund të fokusohen në punë të tjera ndërsa drejtojnë makinat. /PCWorld Albanian