Kryetari i partisë LIBRA Ben Blushi ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një padi penale të kryer nga ai kundër katër numëruesve në zgjedhje.

Ai thotë se padia bëhet me qëllim që të mos ketë më abuzime të rënda.

Statusi i Blushit:

PADI PËR 4 NUMËRUES

Sot kam paditur në Prokurori katër numërues që vetëm në dy kuti në Tiranë kanë zhdukur 18 vota LIBRA. Këta janë Mirand Seferi , Ergys Hila, Elona Filloli dhe Florian Shkreta. Mbikëqyrja e filmave të KQZ tregon se nuk janë vetëm këta, por edhe shumë të tjerë dhe kallëzimet penale do vazhdojnë. Ka ardhur koha që dikush të ketë frikë nga zgjedhjet. Më poshtë keni të plotë padinë time.