A se vëreni se Edi Rama luan si cjapi me dhitë  me kosovarët e shqiptarët e Maqedonisë.

A me të vërtetë besojmë se, ai, do marrë në qeverinë e re, e do bënte ministra nga Kosova e Maqedonia, po a s’u mësuam me bllofet, shakatë,(zajebanciat), rrenat e llafet e zbrazura të Edi Ramës. Keni parë e ndëgjuar që atletët dymetërshe e patulakët njëmetërshe e një zhilet të jenë të fjalës e besës? Keni ndëgjuar e parë shtatlartëtit e të mëdhejtë të jenë të mençur?, dreqër përzier me djajë janë, të çojnë të  ecish përpjetas deri në krua, e ujë s’të japin. Si mendojmë, Edi Rama do marrë nga Kosova, Veton Suroin, e do ta bënte Ministër i Punëve të Jashtme, asnjëherë, asnjëherë, po dhe ai sikur të donte, se lenin anëtarët e Partisë Socialiste, kurse për shqiptarët e Maqedonisë, mos të diskutojmë aspak.

Do pajtoheshim të gjithë shqiptarët po qe se bëhej e kundërta, Ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë të ishin nga Tirana e Shqipëria, atëherë do bëheshte shumë mirë.