VMRO –Popullore ka kundërshtuar reformat në VMRO-DPMNE, të cilat i ka cilësuar si sipërfaqësore. Sipas kësaj partie ndryshimet në partinë opozitare janë të pamundura nëse në krye të saj vazhdon të qëndrojë Nikolla Gruevski.

Ne themi që peshku  kundërmon nga koka dhe jo nga bishti,që do të thotë përderisa koka ka mbetur ende, kjo do të thotë që nuk do të ketë asnjë lloj ndryshimi, e as demokratizim të VMRO-së. Përderisa Nikolla Gruevski është në krye të partisë,kjo do të thotë që partia për një kohë shumë të gjatë do të mbesë si opozitë në skenën politike – deklaroi Sllobodan Bliznakovski,nga VMRO-Popullore.