Blac Chyna ka thënë që nuk do të kthehet mbrapa sa i përket lidhjes romantike me Rob Kardashian, pas tërë dramës online që ndodhi gjatë javës së kaluar.
Ylli televiziv ka folur për ish të fejuarin e saj, i cili kishte ekspozuar fotografi eksplicite të saj nëpër rrjetet sociale, dhe ka thënë që është e lumtur që kjo lidhje ka përfunduar.
“Jam shumë e lumtur, dhe jam liruar nga Rob, mirëpo a do të duhej të përfundonte kështu. Besoj që Zoti bën disa gjera, jo për t’ju lënduar, mirëpo për t’ju treguar se sa të fortë jeni. Besoj që nëse mund ta tejkaloj këtë, do të tejkaloj gjithçka” ka thënë Chyna.
Tutje ajo ka thënë që do të vazhdoj të jetoj e lumtur, në mënyrë që edhe fëmijët e saj, Dream dhe King, të kenë një ambient të lumtur.