Rreth 20 kompani nga Adijamani, Turqia lindore, sot do të kenë takime të drejtpërdrejta me kompanitë e Maqedonisë në biznes forumin që e organizon Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO).

Siç kumtoi MATTO, qëllimi i vizitës së delegacionit të biznesit nga Adijamani është njoftimi me mundësinë për bashkëpunimin në sektorin ushqimor, të tekstilit, ndërtimtarisë, xehetarisë, pajisjeve për sektorë të ndryshëm industrial, hotelieri dhe turizëm, si dhe skenimi i klimës afariste dhe investuese në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë.

Adijaman ndodhet në lumin Eufrat në Turqinë juglindore dhe është pjesë e projektit “Rruga e mëndafshtë”. Në të janë përfaqësuar më shumë industri: ushqimore, e tekstilit, konfeksionit, eksploatimi i gurëve dhe jometaleve të tjera, metali dhe përpunimi i metalit, nafta dhe gazi natyror, prodhimi i produkteve prej plastike dhe gome, prodhimi i mobileve,… Disponon me xehe hekuri, mermer, thëngjill dhe naftë të papërpunuar. Prej nevojave të përgjithshme të naftës së papërpunuar në Turqi, 70 për qind eksploatohen në rajonin Adijaman.

Oda tregtaro-industriale e Adijamanit është themeluar në vitin 1984, numëron 3.700 anëtarë dhe i ka 18 shoqata profesionale. Në korniza të saj funksionon edhe Bursa e mallrave të Adijamanit.

Në biznes forum do të marrin pjesë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, zëvendësi i tij dhe pronar i TURMAK, Eser Xhevahir dhe shefi i përfaqësisë tregtare të Turqisë në Maqedoni, Bunjamin Kutlu.

T mobile In article [4]