Binjaket Rabia dhe Rukia, përveçse ndajnë një kokë, kanë dhe nishane identike.

Motrat u lindën të ngjitura në një klinikë në Pabna, Bangladesh, në korrik.

Prindërit Talisma dhe Mohammed Islam, s’e dinin që binjaket ishin të ngjitura derisa lindën.

Ato lindën me operacion cezarian dhe kaluan dy javë nën përkujdesje të vazhdueshme, ndërkohë që doktorët i vëzhgonin herë pas here, nëse ishin të shëndetshme.

Tani familja po përjeton një pritje të dhimbshme, të shohin nëse doktorët mund t’i ndajnë.

Por për ta marrë këtë vendim do u duhet të presin më shumë se 2 vite.