Bill Gates nuk është më njëriu më i pasur në botë. Prej vitesh në vend të parë, Gate duhet të lërë fronin, Jeffrey Preston Bezos, drejtuesit të dyqanit më të madh online, “Amazon”. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë.

Aksionet e Amazon.com u rritën me 1.8% mëngjesin e të enjtes në New York, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në afro 91 miliardë dollarë.

Lista e pasanikëve të globit ka të tjerë emra të njohur.

dhuro

Në vend të tretë është sipërmarrësi spanjoll Amancio Ortega, i Zara-s. Pas tij vjen një tjetër amerikan i njohur, Warren Buet. Ndërsa i fundit në listën e 5 më të pasurve është themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg. Ajo që vihet re është se në listën e 5 më të pasurve, 3 prej tyre janë inovatorë në teknologji, çka sipas ekspertëve të financave përcakton edhe të ardhmen e më të pasurve në botë.

Image

Loading...
Global