Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me Shefin e Kabinetit të Kryetarit, Faton Fazliu ka realizuar takim me Ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitrios Yannakakis.

Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet ti ndërmerr qeveria e re si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

T mobile In article [4]