Pak orë pas zyrtarizimit të Leonardo Bonuccit nga Juventusi, në Milano ka mbërritur edhe Lucas Biglia.
Biglia do t’i kushtojë Milanit 17 milionë euro dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga “San Siro”.
Ai pritet të zyrtarizonet dhe prezantohet te Milani gjatë ditës së shtunë.
Ky do të jetë transferimi i 10-të për Milanin këtë verë, pas portierit Antonio Donnarumma (vëllai i Donnarummas), Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessie, Andre Silva, Andrea Conti, Hakan Çalhanoglu, Fabio Borini dhe së fundmi Leonardo Bonucci.