Afrim Tahiri nuk e ka pasur synim postin e Reisul Ulemasë, ndonëse këtë e kishte gati të rezervuar, sepse automatikisht do të nënkuptonte se duhej të pasonte H. Sulejman ef. Rexhepin si mburojë e hekurt e këtij Institucioni. Projekti në të cilin me dy këmbë është i involvuuar Afrim Tahiri parasheh shkatërrimin e të vetmin Institucion fetar islam – BFI-në

Nga Halil Deralla

Këto ditë lexova një shkrim të Afrim Tahirit, ish-sekretart të BFI-së, i cili kishte përdorur një dinakëri të denjë për dhelprën e plagosur! Me titullin “Përkrahja e Institucioneve me udhëheqës të denjë për lista të zeza”, shkrimi nxjerr në vijë të parë një mllef, një urrejtje, një mori shpifjesh e gënjeshtrash që flasin për një person (për Afrim Tahirin) tashmë buzë greminës së çmendisë për shkak të demolimit të personalitetit të tij si dhe pë shkak të demontimit të projektit të tij që u përqafua vetëm nga dy-tre dishepuj të tij mjerisht të manipuluar. Pra, i gjendur në këtë situatë, Afrim Tahiri mundohet të na shesë dushk për gogla.
Për më keq, Afrim Tahiri, tashmë tërësisht i çmendur nga pozita e tij prej një rrugaçi të paskrupullt, mundohet që t’i kritikojë dhe tërthorazi t’i shajë ndërkombëtarët që e përkrahin Reisul Ulemanë tonë, njeriun më me ndikim në vend, njeriun-shqiptarin më të fortë për këtë një çerek shekulli të sistemit plural, Kryetarin më të dashur në historinë e BFI-së, Sulejman ef. Rexhepin. Sipas Afrim Tahirit, ndërkombëtarët duhet ta përkrahin Institucionin e BFI-së por jo edhe Kryetarin e saj, H. Sulejman ef. Rexhepin.
Çka i dhemb Afrim Tahiriit, këtij adoleshenti të përjetshëm, këtij të llastuari dhe të përgëdheluri më shumë se të gjithë teologët e tjerë që janë dhe që kanë kaluar nëpër BFI? A e ka cak sulmi vtëm personalitetin e H. Sulejman ef. Rexhepit apo synon edhe më larg!
Pa dyshim, Afrim Tahiri, tashmë i braktisur si një puritane me mbathje copë-copë në mes të rrugicave të pista, herë pas herë i jep shenjë punëdhënësit të tij se akoma është gjallë dhe se akoma nuk ka hequr dorë nga projekti i tiij – shkatërrimi i tërësishëëm i BFI-së, si Instiitucion i vetëm fetar islam në vend. Afri Tahiri e di fare mirë se H. Sulejman ef. Rexhepi është si ajo kështjella shekullore e pamposhtur e cila duhet të goditet gjithnjë në të njëjtin vend! Afrim Tahiri nuk e ka të qartë apo nuk do të kuptojë se, nuk është vetëm H. Sulejaman ef. Rexhepi si organ më i lartë i BFI-së shtyllë e çeliktë porse, të gjihë organet e tjra të BFI-së, janë po ashtu Sulejman Rexhepa, pra, që të gjithë janë shtylla identike që mbajnë ta patundur Insitucionin e BFI-së. Afrim Tahiri duhet ta ketë të qartë se tashmë BFI-ja, si asnjëherë më parë në historinë e vet, është e pathyeshme dhe e pashkatërrueshme.
Në çka e bazoj këtë synim joislamik të Afrim Tahirit? Ne të gjithë e dimë që dikur, jo shumë larg, vetë H. Sulejman ef. Rexhepi po e përgatiste, madje po e shtynte, madje po e nxirrte në sipërfaqe Afrim Tahirin si reis i ardhshëm i BFI-së. Dhe, çuditërisht, sa herë që H. Sulejman ef. Rexhepi e prezantonte Afrim Tahirin si “reis i ardhshëm”, aq më tepër egërsohej Afrim Tahiri, aq më tepër nervozohej, prapsohej dhe largohej nga H. Sulejman ef. Rexhepi! Kjo flet se, Afrim Tahiri ka qenë i involvuar në një projekt shumë më të rëndë, është besatuar me shkatërrimtarët e BFI-s deri në zhdukje të tërësishme tëkëtij Institucioni. Afrim Tahiri nuk e ka pasur synim postin e Reisul Ulemasë, sepse automatikisht do të nënkuptonte se duhej të pasonte H. Sulejman ef. Rexhepin si mburojë e hekurt e këtij Institucioni. Projekti në të cilin me dy këmbë është i involvuuar Afrim Tahiri parasheh shkatërrimin e të vetmit Institucion fetar ilam – BFI-në. Megallomania e Afrim Tahirit ka shkuar aq larg sa ai mendon se është më i fuqishëm se të gjitha pushtimet e kaluara nëpër të cilat kaloi dhe i rezistoi BFI-ja për gjashtë shekuj me radhë. Afrim Tahiri nuk e deshti postin që ia afroi H. Sulejman ef. Rexhepi, pozitën e Reiul Ulemasë, sepse Afrim Tahiri e do shkatërrimin total të BFI-së.
BFI-ja veprimtarinë dhe zhvillimin e vet e bazon në kornizat e dy shtyllave kryesore të Islamit – në Kuran dhe në hadithin e Pejgamberit a.s.! Nuk e do këtë BFI Afrim Tahiri, prandaj e “do” reformën e saj. Pra, Afrim axhamia mendon se mund të bëjë reformë edhe në islam, synim ky që e nisi që kur i hyri një “projekti të kuq” i cili tashmë po përkthehe dhe me sa kemi njohuri do t’i dërgohet pasuesve të “spiunit anglez” që të shohin se çka synon Afrim Tahiri!
Arim Tahiri, mendon se tashmë i ka kapur majat e fuqisë së vet prandaj edhe i jep të dretë vetes që të gjykjë dhe të kritikojë organizma ndërkombëtarë në vend, të cilat projektin e Afrim Tahirit tashmë e kanë lexuar dhe e kanë kualifikar si mjaft të rrezikshëm, si projekt jasht islamit dhe destabilizues deri në ekstremizëm. Tashmë dihet se çka synon dhe çka prodhon ekstremizmi, prandaj, të gjithë organizmat ndërkombëtarë e kanë mbështetur për muri Afrim Tahirin dhe e mbajnë në shënjestër si një të çartur. Afrim Tahiri mundohet që para ndërkobëtarëve veten ta prezantojë si opozitë e BFI-së dhe, duke u nisur nga logjika se ndërkombëtarët gjithmonë ushqejnë simpati për opozitën, Afrim Tahiri çuditet se pse nuk ia fut askush prej përfaqësuesve të korit diplomatik! Mundohet që të zhvillojë një aksion diversantësh dhe të futet në një fushë të cilën e synojnë edhe diversantët putinianë, duke harruar se ndërkombëtarët çdo orë, çdo ditë, javë e muaj furnizohen me informacione nga shërbimet e tyre intelegjent duke i ndihmuar që mos të bëjnë asnjë gafë, asnjë gabim dhe asnjë hap të gabueshëm. Së këndejmi, të gjitha raportet, të gjitha sugjerimet, të gjitha veprimtaritë diplomatike diktojnë bashkëpunim të ngushtë me njerëzit e denjë për bashkëpunim, me faktorët e rëndësishëm të një vendi, me subjektet seriozë në veprimtaritë e tyre që janë konform vlerave perëndimore dhe kulturave që i japin frymëmarrje civilizimit perëndimor. Pa dyshim që një nga këta subjekte është edhe Reisi ynë H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili respektohet dhe nderohet prej të gjithë ndërkombëtarëve në vend dhe prej qindra e mijëra subjekteve relevante në botë. Dhe, sa për dijeni të Afrim Tahirit, këtë nder e respekt e ka siguruar pikërisht falë këmbënguljes së tij për ta ruajtur të patundur BFI-në si dhe për ta ruajtur diversitetin kulturor e etnik që ka ky Institucion. Jo rastësisht H. Sulejman Rexhepi dekorohet dhe emërohet në kryesi të shumë organizmave dhe forumeve ndërkombëtare islamike.
Afrim Tahiri është tepër shumë i vogël për t’i kuptuar deklaratat dhe mesazhet shumë të rëndësishem për fenë dhe kombin tonë në këta hapësira, siç është edhe shumë i vogël për të imputuar përmbajtje të gabuara dhe shtrembërime mesazhezh duke i nxjerrur nga konteksti i deklaratës dhe duke i shpërfytyruar në diçka që as nuk shitet dhe as nuk hahet.
Në Maqedoni, për Afrim Tahirin nuk vlenë BFI-ja, as organet e saj dhe as njerëzit që e mbajnë të gjallë BFI-në. Në Maqedoni të gjithë myslimanët janë vetë BFI-ja, prandaj Afrim Tahiri ka ngelur i vetëm, i papërfillur dhe si i arratisuri nga bashkësia në mes të shkretëtirës i cili në grahmën e vet të fundit sheh një pikë ujë tek i pikë nga qielli, duke mos kuptuar se tashmë ëshhtë në fazën e fatamorganës – mirazhit, që shpreh iluzion të kotë!