Këngëtarja e njohur Beyonce është shfaqur sot (e premte) për herë të parë në një fotografi me binjakët e saj. Binjakët Sir dhe Rumi u shfaqën sot për herë të parë në një fotografi me nënën e tyre.

Beyonce, si një ndër artistet më të ndjekura në Instagram, ka marrë shumë pëlqime dhe komente në këtë fotogorafi. Madje, në vetëm 23 minuta fotografia e saj ka arritur të marrë mbi një milionë pëlqime.

Me arritjen e kaq shumë pëlqimeve në këtë minutazh kaq të vogël, Beyonce bëhet artistja me rekordin më të ri në rrjetin social Instagram.