Nga LR-PDSH thonë se kjo partia është e përgatitur t’i fitojë zgjedhjet lokale si e vetme. Sipas asaj që thotë Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë qendrore dhe zëdhënës i
kësaj partie, koalicioni ASH ka vlejtur vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i obligon ata që të jenë në koalicion edhe për zgjedhjet lokale. Por siç thotë ai, LR-PDSH nuk e përjashton lidhjen e një koalicioni për lokalet nëse ka pajtueshmëri mes subjekteve politike.“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi
për zgjedhjet parlamentare, dhe si i tillë nuk i obligon partitë të koalicionojnë edhe ne zgjedhjet lokale. Megjithatë, nëse ekziston pajtueshmëri dhe disponim politik mes subjekteve, nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit për zgjedhje lokale.  Sidoqoftë, LR-PDSH, është i përgatitur edhe si e vetme për të garuar dhe fituar shumicën e komunave shqiptare”, theksoi për gazetën KOHA Flakron Bexheti.

Ai la të hapur mundësinë e koalicionimit në rrethin e dytë zgjedhor me subjektet e tjera shqiptare, kjo me qëllim qëtë unifikohet vota shqiptare.

“Nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit edhe me subjekte tjera shqiptare në raundin e dytë si dhe koalicionim dhe përkrahje të kandidatëve shqiptar në ato komuna, ku do jetë i domosdoshëm unifikimi i votës shqiptare për kandidat shqiptar”, tha Flakron Bexheti.

Nga partia tjetër e Aleancës për shqiptarët, RDK, kryetari i saj Vesel Memedi thotë se deri në shpalljen e zgjedhjeve më 6 gusht partia e tij nuk do të del me asnjë qëndrim qoftë për koalicione qoftë për kandidatët e mundshëm për kryetar.

BESA e vetme, ekspertët përgaditin programin Nga Lëvizja BESA thonë se kjo parti është e
përgjegjshëm ndaj votuesit shqiptar meqë e votoi në masë të madhe këtë parti në shumë komuna shqiptar dhe këtë përgje gjësi, siç thotë zëdhënësi i kësaj partie Faton Fazliu, do të bartet edhe në zgjedhje lokale, ku thekson se për asnjë çmim nuk do të negociojnë në dëm të interesave madhore shqiptare.

T mobile In article [4]