Seanca e mbledhur këtë të hënë, ashtu siç ishte parashikuar, drejtohej nga Valentina Leskaj, e cila pas betimit ftoi Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Metën, që të mbajë fjalimin e rastit.

“Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipërisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha presidenti Meta.

Presidenti i sapobetuar tha se kushtetutshmëria dhe respektimi i shtetit të së drejtës do të jenë referenca kryesore në ushtrimin e detyrës për pesë vitet e ardhshme. Ai në fjalën e tij, foli edhe për shqiptarët jashtë kufijëve të Shqipërisë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni tanimë janë me mundësi shumë më të mëdha se në çdo kohë tjetër.

“Shqiptarët në Maqedoni janë me mundësi shumë më të mëdha se në çdo kohë tjetër, për ta çuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në një stad të ri më cilësor”, theksoi presidenti Ilir Meta në fjalën e tij solemne.

T mobile In article [4]