Bestare Kicaj është shumë afër të bëhet femra e parë shqiptare, që garon në kategorinë më të lartë të arteve marciale, të njohur si UFC.

29-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, por që ka lindur dhe është rritur në Zurich të Zvicrës, synon që të arrijë majat e sporteve luftarake.

Luftëtarja shqiptare aktualisht garon në MMA dhe në një intervistë për KTV ka folur për fillimet e karrierës së saj.

Bestarja tregon për arsyet pse e ka zgjedhur për të luftuar në artet e përziera marciale, ku aktualisht është shqiptarja e vetme në këtë sport.

Kicaj edhe përkundër humbjes në ndeshjen e fundit, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe se është duke u përgatitur për sfidat e radhës.

Në turneun humanitar, të zhvilluar të shtunën në Prishtinë, Bestare Kicaj ishte planifikuar të luftonte para tifozëve kosovar, por kundërshtarja e saj nuk kishte ardhur shkaku i lëndimit.

Kosovarja suksesin më të madh në karrierë e ka triumfin në Kupën Evropiane në sportin parcial, JiuJitsu.

Global