Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj vendimit të Kroacisë për ekstradimin e Ismail Morinës – Ballistit në Serbi.

Ai ka thënë se arrestimi i tij nuk do të ishte shumë problem sikur të mos ishte fletë arrest ndërkombëtar nga Serbia dhe kërkesa për ekstradim në Serbi.

“Besojmë se kroatet nuk do t’ia bëjnë këtë shërbim Serbisë. Por njëkohësisht besojmë se edhe Qeveria e Shqipërisë do të bëjë gjithçka dhe nuk do ta lërë Ballistin në duar të Serbisë”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:       

Ismail Morina – Ballisti po mbahet i ndaluar nga organet e drejtesise ne Kroaci. Ai u arrestua duke kaluar neper Kroaci ne te kthyer nga Shqiperia ne Itali, atje ku i ka gruan dhe femijet.

Kjo nuk do te ishte shume problem sikur te mos ishte fletearresti nderkombetar nga ana e Serbise dhe kerkesa per ekstradim ne Serbi.

Ismaili po mbahet ne Kroaci pasi qe per te eksozton nje flete arrest nderkombetar i leshuar nga Serbia per shkakun qe Ismaili ngriti flamurin shqiptar me dron ne stadiumin ne Begrad ne ndeshjen Serbi – Shqiperi.

Si pasoje, qe nga 10 Korriku Ballisti po mbahet ne paraburgim ne Kroaci.

Por ne besojme se kroatet nuk do t’ia bejne kete sherbim Serbise.

Por njekohesisht besojme se edhe Qeveria e Shqiperise do te beje gjithcka dhe nuk do ta lere Ballistin ne duar te Serbise.

E presim Ismailin te kthehet ne atdhe!