Disa prej nesh kalojmë gjithë jetën duke kërkuar formulën për një trup të përsosur.

Por, ekziston një njeri në botë që duket se e ka gjetur këtë formulë: Carolyn Hartz, 70 vjeçe, e cila hoqi vetëm një ushqim nga dieta e saj dhe qëndroi e bukur dhe e re përgjithmonë.

Carolyn Hartz i ka mbushur të 70’at këtë muaj. Ajo është katër herë gjyshe, por duket aq mirë sa që nuk mund ta quani “gjyshe”, transmeton Gazeta Express.

Carolyn është e sigurt se formula për një trup të përsosur është e thjeshtë: shikoni çfarë hani dhe lëvizni këmbët!

Ajo nuk e përdorë kurrë moshën si arsye. Për shembull, kohët e fundit ajo është angazhuar shumë në tenis.

Sekreti i bukurisë së saj është i thjeshtë. 30 vite më parë, Carolyn hoqi nga dieta e saj çdo gjë që kishte sheqer të bardhë për arsye shëndetësore: ajo kishte diabet.

Pas një viti, trupi i Carolyn u shërua dhe sheqeri në gjak u normalizua. Asaj nuk i pëlqente të jetonte ashtu, sepse iu desh t’i refuzonte të gjitha ushqimet që ajo i donte aq shumë.

Kjo ishte koha kur ajo gjeti mënyrën për të ngrënë ëmbëlsira pa i shkaktuar dëme asaj: Carolyn u bë ndërmarrëse dhe hapi një kompani për ëmbëlsues artificial.

Ajo nuk i përkushtohet vetëm regjimit të ngrënies, natyrisht. Carolyn fle 8 orë në ditë dhe ecë shumë, mediton dhe luan sporte.