Grupi kundër Lulzim Bashës zhvilloi sot një takim me demokratët e Korçës, por ajo që ra në sy ishte mungesa e ish deputetit Besnik Mustafaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ ky i fundit ka shpjeguar arsyet se pse nuk ishte pjesëmarrës në takimin e Korçës, ku Astrit Patozi shpalli “Lëvizjen për Ringritjen e PD”. Besnik Mustafaj thotë se ka munguar në këtë takim për arsye shëndetësore.

“Te dashur miq demokrate te Korçës ! Nje arsye e papritur shëndetësore me pengoi te jem sot me ju. Por Astrit Patozi me thotë se bashkëbisedimi shkoi shume mire e se jeni te shumte ju qe keni te njejtin shqetesim si ne për te ardhmen e Partisë Demokratike. Kjo ma shton keqardhjen pse nuk munda te jem sot me ju”, shkruan Mustafaj.