Besar Halimi është duke shkëlqyer në Danimarkë me skuadrën e re, Brondby.

Reprezentuesi i Kosovës, Besar Halimit, ka shënuar gol të bukur në fitoren 5:3 të Brondbyt ndaj Lyngby, shkruan Gazeta Express.

Halimi shënoi në minutën e 79’të, për t’i dhënë epërsinë 4:3 skuadrës së tij, para se Lasse Vigen Christensen të shënojë për rezultatin përfundimtar 5:3.

Kjo është fitoja e dytë në tri ndeshje në Superligën e Danimarkës për  Brondby, që gjenden në pozitën e dytë më gjashtë pikë, tri më pak se lideri, FC Nordsjaelland.