Lëvizja BESA insiston që të merr një anëtarë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), si parti e dytë opozitare, ashtu siç parasheh Kodi Zgjedhor në fuqi.

Pas heshtjes së KSHZ-së dhe Kuvendit, kjo parti ka ndërmarë një iniciativë për interpretim autentik të neneve të Kodit Zgjedhor që prekin këtë çështje me qëllim që para zgjedhjeve lokale të sillet një vendim dhe ata të delegojnë anëtarin e tyre në KSHZ.

“Po me siguri për shkak se çdo aktivitet e KSHZ-së në këtë përbërje që është sot do të ishte në kundërshtim me Kushtëtutën, ligjet dhe rregullat e demokracisë të cilat ne të gjithë si subjekte, si aktor politik i kemi vendos, presim që kërkesa jonë për interpretim autentik shumë shpejtë të jenë në procedurë kuvendore dhe ta marë rrugën e zgjidhjes në të cilën ky detyrim ligjor që është shumë i qartë, nuk ka kurfarë ekuivoke, kurfare dileme, Lëvizja Besa ta ketë një përfaqësues të vetin në KSHZ”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

Global