Silvio Berlusconi tha sot se do të drejtonte konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm dhe se kishte planifikuar t’i bindte votuesit duke garantuar ulje bujare të taksave dhe subvencioneve të mirëqenies.

Kohët e fundit është përfolur se karriera e 80-vjeçarit ishte drejt përfundimit për shkak të shëndetit të tij të dobët dhe të një dënimi që kishte marrë për evazion fiskal duke çuar edhe në largimin e tij nga parlamenti.

Por, fitorja e partisë së tij, “Forza Italia”,  në zgjedhjet lokale të së dielës ka treguar një rikthim të fuqishëm të Silvio Berlusconit.

Global

“Në fakt, unë nuk jam larguar kurrë. Sidoqoftë, jam përsëri këtu”, tha ai gjatë një interviste për gazetën “Corriere della Sera”.

Për shkak të dosjeve të tij penale, Berlusconi nuk mund të qëndrojë për zgjedhjet deri në vitin 2019.

T mobile In article [4]

Ai po përpiqet të quajë të pavlefshëm, urdhër ndalimin e vendosur nga  Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

“Por, edhe nëse këto përpjekje dështojnë, unë do të vazhdoj të drejtojë fushatën elektorale”,tha ai për gazetën “Corriere della Serra”.

Ai njoftoi se është duke hartuar një program të bazuar në taksën e sheshtë dhe në pagën bazë të të ardhurave të të varfërve, pa dhënë shumë detaje për fondet.

Ai gjithashtu e cilësoi çështjen e migracionit, duke e përshkruar situatën aktuale si ‘absolutisht jashtë kontrollit’.