Për ish-kryeministrin Sali Berisha në Trieste mori vetëm një çmim, atë të opingave të Edi Ramës.

Duke komentuar lajmet se në samit Shqipëria nuk fitoi asnjë projekt, Berisha thotë me jo pak ironi se ‘mediat po e teprojnë’.

Ndërsa drejtoresha e Ramës, që doli në krah të kryeministrit gjatë konferencës, për ish-kryeministrin është thjeshtë ‘miss gënjeshtra’.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Të dashur miq, sot të gjitha mediat janë hapur me fake news. Ato botojnë listën e projekteve të miratuara në samitin e Triestes dhe vërtet në liste nuk figuron asnjë projekt për Shqipërinë. Mediat i janë vërsulur Ramës se ai mashtroi kur tha në konference shtypi se Shqipëria kishte marrë më shumë se çdo vend tjetër fonde në Trieste.

T mobile In article [4]

Në fakt, mediat janë tendencioze më duket mua, sepse ato harrojnë faktin se për t’u bërë i besueshëm, Rama, në konferencë shtypi, i dha fjalën për listën e projekteve, dëshmitares së rreme apo “miss gënjeshtrës” që kishte në krah, e cila pa i shkrepur qepalla renditi para shqiptareve disa projekte sipas saj të miratuara në Trieste.

Ndërkohë që sot asnjëra prej tyre nuk figuron në listën e projekteve të miratuara në atë samit.

Prandaj dhe sot të gjitha mediat i ishin vërsulur Ramës, sikur të ishte ai e jo dëshmitarja e rreme që mashtroi shqiptarët me zë dhe figurë tre ditë më parë, duke bërë që ato të hapen me germa kapitale se: “Rama mashtroi, Shqipëria në Trieste doli me duar bosh”.

Mendoj se mediat e kanë tepruar. Në fund të fundit mashtrimin me listën e projekteve e bëri jo Rama me gojën e tij por “miss gënjeshtra”.

Së dyti, Shqipëria nuk u nda duar bosh, por në vend të projekteve, sipas lajmeve të shumta mori opingat (atletet, por tenisi) të Ramës në Samitin me njerëz të lirë, që nuk jetojnë më në kohen e Saliut. Aferim more Edvin?!?!