Pavarësisht deklaratave publike të bëra nga kryeministri Edi Rama, për investime në rrjet dhe për mbledhjen 100 % të faturave të energjisë elektrike, vendi prej disa ditësh është zhytur në terr.

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook, ka denoncuar këtë gjendje alarmante që po kalon vendi. Sipas tij kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve nga frika e hub jes nuk mendoi në asnjë moment që të lidhte kontrata për blerjen e energjisë elektrike apo dhe të ruante rezervat ujore në diga, por i zbarzi ato me qëllimin e vetëm që të vidhte sa më shumë para se të largohej.

Ish-kreu i qeverisë thekson se arsyeja e vetme pse situata energjetike në vend në këtë periudhë është më alarmante se asnjëherë më parë, ka vetëm një fajtor dhe ai ëhstë kreu i qeverisë Rama sëbashku me drejtorët e tij në krye të KESH dhe OSHEE.

Statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Erresira, per shkak te vjedhjes dhe korrupsionit

T mobile In article [4]

– eshte dhurata e pare e mandatit te Norieges se shqiptareve!

– Turizmi ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te planetit, ne erresire dhe pa uje!

Te dashur miq, sapo perfundoi numerimi i votes se fundit, nje erresire e madhe pllakosi vendin. Digat, per shkaqe elektorale jane ne nivele qe ne fillim korriku nuk kane qene kurre me pare!

Eshte e vertet qe koha ka qene e thate. Por Edi Rama, ne vend se te blinte energji me kohe me çmime te arsyeshme dhe te ruante rezerven ujore ne diga, ai, duke menduar se do te humbasi zgjedhjet, zbrazi digat, dhe pasi liqenjte rane drejt kuotes se vdekjes tre jave me pare ai, ne kundershtim flagrant me ligjin pregatiti hajdutçe nje vendim qe energjine ta blinte KESH dhe jo OSHEE, siç kerkon ligji, pasi hajdut Çela nuk ishte me drejtor i OSHEE dhe ai nuk mund te vidhte ne blerjen e energjise.

Tani hajdut Çela u kthye ne krye te OSHEE dhe “oh sa qef vjedhim pa siklet” sepse çdo kilovat ore tani kushton se paku 2 here me shume se 1-2 muaj me pare kurse qytetaret dhe turistet do te kene si peshqesh veren e territ si dhurate te mandatit qe perçmuan dhe kundershtuan 4/5 e shqiptareve!

Global

Comments are closed.