Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reguar me indinjatë ndaj cinizmit, siç e cilësuar, të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili, pa u mbushur as 24 orë nga mbytja e 4 të rinjve në Vlorë, ka publikuar videon e “plazheve fantastike” në Palasë e Dhërmi.

“Rama fyen të vdekur dhe të gjallë! – deklaron Berisha në rrjetet sociale sot. – Për të, zia e të tjerëve nuk ekziston! Në vend të ngushëllimit për familjet e katër viktimave, për t’iu lehtësuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zinë, Edvin Kristaq Rama të duket sikur ka zgjedhur t’u thotë atyre, vlonjatëve e shqiptarëve se une kam qejfet e mia dhe nuk me plasi se u mbytën ata.

Ai mburret me cinizëm me qejfin që po shijon në Dhërmi duke postuar sot pamje të Gjirit të Gjipesë. Me këtë akt cinik Rama ngjet më i zi se zia!”

Ky më poshtë është mesazhi i Kryeministrit, publikuar sot në mëngjes në Fb, që solli këtë reagim të Berishës.