Portieri Etrit Berisha nuk e fsheh kënaqësinë, që klubi i futbollit Atalanta bleu përfundimisht nga Lazio kartonin e tij gjatë këtij afatit kalimtar. “Është diçka ndryshe të dish që nuk je duke luajtur në formë huazimi.

Ndihem më i qetë dhe e gjithë vëmendja ime është te përgatitjet e skuadrës. Sezonin e kaluar sa më shumë kalonte koha aq më tepër shpresoja që Atalanta të më blinte kartonin nga Lazio. Doja me çdo mënyrë të isha pjesë e këtij projekti, pasi bëmë një sezon fantastik duke e mbyllur kampionatin në vendin e 4-t dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë”, ka thënë Berisha.