Katër vite më parë, Emiljan Dine vëllai i ish kryeplakut të fshatit Dërsnik në Korçë, u arrestua nga policia për një sërë veprash penale (drogë e armëmbajtje pa leje), mes të tjerash marrëdhënie seksuale me vajzë 13-vjeçare. Ai u dënua nga gjykata, por është pas vuajtjes së dënimit, nuk e ka shmangur ‘rrugën e keqe’.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës bëjnë me dije se Emiljan Dine, 37 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë, është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë pasi, me vendim nr 264 të datës 25.05.2017, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”. Sipas hetimeve, Dine ishte pjesë e një grupi trafiku droge.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për veprime të mëtejshme.

T mobile In article [4]