Këngëtarja Luana Vjollca para një jave lansoi këngën e saj të re dhe duket se ajo fuqishëm po hynë në tregun tonë muzikorë
Kënga e saj “Benzina” e punuar në Kosovë, është bërë një hit viral dhe shumë fansa dhe fanse të Luanës kanë postuar video të tyre nëpër rrjetet sociale duke e kënduar këtë këngë.
Luana më shumë është e njohur për moderim të emisioneve, ku më shumë sukses e ka drejtuar “E diela shqiptare”, por përveç këtij profesioni ajo pritet që ti përkushtohet më shumë muzikës.
Këtë e kanë pohuar për Express edhe burime shumë të afërta pranë këngëtares.
Ajo po ashtu ka disa muaj që përflitet për një lidhje të saj me biznesmenin Krenar Çoçaj, që thuhet se pritet ti menaxhojë punët e saj.