Një 24-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përfshi në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Durrës- Rrogozhinë.

XH.Xh me banim në Vlorë, ishte pasagjer në një automjet tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Soren Veshaj, gjithashtu me banim në qytetin bregdetar. Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe do të hetohet mqë tej nga Prokuroria e Tiranës.

Si ndodhi aksidenti

Në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, 28-vjeçari Veshaj, duke drejtuar automjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e pasme të një makine tip “Iveco” me drejtues B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore.

Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.