Ben Affleck po heq të gjitha dyshimet se ai është në lidhje me producenten e “SNL”, Lindsay Shookus.

Këta të dy madje janë parë së bashku duke dalë nga palestra, e sipas dukjeve të tyre kishin ushtruar mjaft.

Përveç kësaj çifti janë parë të hënën natën duke ngrënë pica si dhe mëngjesin e kësaj dite duke pirë kafe.

Ben veçse e ka tejkaluar divorcin nga Jennifer Garner, dhe ka filluar të krijoj lidhje qysh në muajin prill.

Divorci pritet të finalizohet brenda disa muajsh.