Autoritetet belge thonë se të paktën një i dyshuar është në arrati një ditë pasi policia arrestoi dy militantë gjatë bastisjeve në Bruksel.

Prokurori federal tha se ata po përgatisnin sulme terrorist.

Policia kundër terrorizmit ka arrestuar dy vëllezër të cilët u gjetën me armë, municion dhe uniforma policore.

“Ne jemi ende në kërkim të të dyshuarve të ndryshëm me prirje ekstremiste, tha prokurori Eric Van der Sypt.

“Ne kemi frikë se ata do të zhduken pas bastisjeve. Ne gjithashtu kemi frikë nga një reagim i si ai 22 marsit”, tha prokurori federal.

Theksojmë se ridhjetë e dy persona  vdiqën në shpërthimet e marsit të vitit 2016 në aeroportin e Brukselit dhe një stacion metroje.