Modelja e njohur, Belen Rodriguez ka bërë një ndryshim në pamjen e saj duke thyer edhe rekord në Instagram.

Ajo ka prerë flokët dhe brenda 20 orëve ka arritur të marrë mbi 200 mijë pëlqime dhe 1500 komente.

Kjo është hera e parë që fotografia e një përdoruesi në shtetin e Italisë ka kaq shumë klikime brenda një kohe të shkurtër.

E njohur për format e saj, Belen merr gjithnjë vëmendjen e ndjekësve të saj, por duket se pamja e saj e re i ka pëlqyer të gjithëve.