Valon Bela

T’u ngjallësh shpresën shqiptarëve të rraskapitur për rikthim të drejtësisë dhe pastaj t’ua vrasësh po atë shpresë është krimi monstruoz që meriton dënim kapital.

Zaev, betejat tuaja kundër konkurrentit tuaj (VMRO-DPMNE) përmes selektivizmit ‘gjenetik sllav’ që zbatoi Katica dhe (ajo gjysëm shqiptarja) për ty, paraqesin mnipulimin e radhës ndaj shqiptarëve. Kthimi i besimit tek institucionet e (pa)drejtësisë tashmë ka marrë fund. Shqiptarët u bënë të shurdhër edhe pse ua ofendove atyre Kosovën gjatë vizitës tënde tek vllau yt Vuçiq, madje as nuk reaguan kur provokove me votimin e Maqedonisë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Por, të garantoj se shqiptarët (edhe pse ke disa kameleonë rreth teje) kurrë s’do ta harrojnë mashtrimin epokal që ua bëre.

Më lejo që me një shembull të shpërfaq dyftyrësinë tënde:

Sipas teje, meqë publikimi i përgjimit për rastin Monstra rrezikonte shtetin atëherë përse publikimi i përgjimeve ndaj Ali Ahmetit, madje edhe ato të bisedave personale, nuk paska rrezikuar shtetin kur u tha botërisht se qenkeni marrë vesh që Ali Ahmeti mos të marrë pjesë më 27 Prill sepse ai ishte udhëheqësi politik i UÇK-së dhe shteti mund te zhbëhej nga ndonjë provokim apo incident eventual ndaj tij. Pra, a ishte po ky Ali Ahmeti që publikoje përgjimet (t.a. bomba) dhe që tani u “shndërrua” në rrezik potencial të ekzistimit të shtetit ?

Ky ndryshim i roleve ndaj njerëzve që ti sheh interesin e ngushtë partiak mund të vlerësohet si aftësi por në kuptimin e ngushtë praktik është manipulim me besimin e masave sidomos ndaj atyre shqiptarë. Dhe fitimi i pikëve politike si prioritet i yt pavarsisht fatkeqësive të tjerëve (në këtë rast shqiptarëve) paraqet lojën perfide (sëmundjen) e një politikani të verbëruar.

Dhe kjo na sjell deri tek një përkufizim tjetër se ndaj shqiptarëve paraqiten dhjetëra t.a. ‘liderë’ nga krahu maqedonas (për partneritet) që ndryshojnë për nga forma dhe stili i punës por assesi të largohen nga korniza gjenetike sllave të dëshirës së pangopur për mashtrim dhe sundim, sado që shqiptarët të duan bashkëjetesën dhe bashkëpunimin.

Shansi yt kaloi. Gjeni sllav dominoi. Mbete i shkurtë në ide dhe i cekët në strategji, mu sikur parardhësit e tu që trupin e kishin në Bruksel por mendjen në Moskvë !