Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot në Bosnje dhe Hercegovinë ka vendosur kurorë lulesh te monumenti i ngritur në vendin ku tragjikisht humbi jetën ish-Presidenti Boris Trajkovski.

“Sot, në Mostar të Bosnjës, në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti dhe në emrin tim personal vendosa kurorë lulesh te monumenti i ngritur në vendin ku tragjikisht humbi jetën ish-Presidenti Boris Trajkovski”, theksoi Bekteshi.