Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ekipin ekonomik qeveritar, që u kryesua nga kryeministri Zoran Zaev, morri pjesë dhe kishte fjalim në takimin me anëtarët e Odës Ekonomike të MaqedonisëVeriperëndimore.

Në takim u diskutua për politikat ekonomike, masat ekonomike të parapara në programin e qeverisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit, si dhe për mënyrat për krijimin e një klime më të mirë të biznesit dhe mundësive të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

Kërkesat kryesore të cilat në emër të OEMVP-s, para ekipit qeveritar,  i paraqiti kryetari i kësaj ode Nebi Hoxha kishin të bënin me përkrahjen e zhvillimit të barabartë rajonal, rregullimin e infrastrukturës në zonën ekonomike në Vizbeg, aplikimin joselektiv të ligjeve, qasjen më të lehtë në financa, regjistrimin e popullsisë dhe llogaridhënien.

Global

Ministri Bekteshi në fjalimin e tij tha se kompanitë vendore, nga tash e tutje do të gëzojnë të njejtat privilegje me ato të huaja.

„Duke u nisur nga fakti se investimet janë gjenerator i ekonomisë, puna e parë që kemi synuar ta realizojmë është të arrijmë ti nxisim investimet vendore, paralelisht me ato të huaja, duke ofruar trajtim të barabartë të investuesve prandaj për këtë arsye në Ministrinë e Ekonomisë tani më përgatiten ndryshime të Ligjit për Zona Industriale”, theksoi ministri Bekteshi duke shtuar se një nga idetë që mund të jetë veçanërisht interesante për kompanitë është propozimi i lehtësimeve tatimore për investim nga ana e qytetarëve të cilët migruan me punë jashtë vendit.

T mobile In article [4]

Ministri Bekteshi potencoi se në fokus të programit ekonomik të Qeverisë është zhvillimi i ndërmarrjeve vendore, para së gjithash i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes krijimit të klimës së shëndoshë dhe të parashikueshme afariste por edhe përmes përkrahjes financiare të ndërmarrjeve vendore, e cila do të kontribuojë në rritjen e konkurrencës së kompanive dhe të prodhimeve dhe shërbimeve të tyre, jo vetëm në tregun rajonal por edhe në tregun global. Vëmendje të veçantë do ti kushtohet ndërlidhjes së ndërmarrjeve vendore me ndërmarrje të huaja, në zonat teknologjike – industriale, me qëllim që të arrihet know-how, zhvillimi i barabartë ekonomik  lokal, transferi i teknologjive e në këtë mënyrë ekonomia e integruar, përkatësisht sistemi i integruar investues.

Kryeministri Zaev theksoi se 80 përqind të kërkesave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore janë të inkorporuara në programin ekonomik të qeverisë, por apelon që afaristët të vazhdojnë me parashtrimin e kritikave, sugjerimeve dhe të propozimeve sepse vetëm në këtë mënyrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të veprojë në dobi të biznesit, të qytetarëve dhe shteti do të jetë në shërbim të tyre.

Sipas tij, 90 milionë euro apo një përqind e BPSH në nivel vjetor do të realizohet për zhvillim të barabartë rajonal, ndërsa çdo denarë i kursyer në Buxhet do të investohen në investime kapitale.

Zaevi paralajmëroi se do të barazohen kushtet për investuesit e vendit dhe të huaj, por do të veprohet edhe në racionalizimin e administratës, ndërsa nga afaristët kërkoi dhënien e rrogave më të larta për punëtorët e tyre të cilët këtë do të kthejnë shumëfishë.