Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ka takuar sot në zyrën e tij 84 vjeçarin nga Tërnova e Gostivarit, Feim Tairi. Në postimin e tij në Fejsbuk, Bejta shkruan që e ka pasur amanet nga babai i tij që të mirëprese çdo të moshuar, sepse në të kaluarën atyre nuk u është dhënë mundësia as të flasin me kryetarin e komunës, aq më pak ta takojnë në zyrën e tij, përcjell Flaka.

“Feim Tairi nga fshati Tërnovë, banor i lagjes Mllaki, u shpreh mirënjohës, sepse në 84 vite jetë është hera e parë që pritet nga një kryetar komune në zyrën e tij. Unë i tregova se është amanet i babait tim që të mirëpres çdo të moshuar, sepse në të kaluarën atyre nuk u është dhënë mundësia as të flasin me kryetarin e komunës, aq më pak ta takojnë në zyrën e tij”, shkruan Bejta në Fejsbuk.